Tirana e ka fituar ndeshjen e jetës ndaj Milanit, duke treguar një lojë të jashtëzakonshme përpara një publiku që bënte më shumë tifo për Milanin e më pak për Tiranën.

Bardh e blutë kanë dhënë shpirtin në fushë duke marrë një sukses të paparashikueshëm 2-1 ndaj skuadrës me më shumë trofe në botë. Kupa e parë Taçi Oil ka mbetur në Shqipëri, ndërsa Milan ka zhgënjyer në ndeshjen që e quajti stërvitore.

Daniel Xhafa në pjesën e parë dhe Gjergji Muzaka në të dytën, kanë bërë që stadiumi “Qemal Stafa” të ndizet i tëri. Një lojë e shkëlqyer e mbrojtësit Abraham dhe portierit Bledi Nallbani që nuk tregonte 37 vitet e tij.

Portieri veteran i Tiranës e ka ndalur Ronaldinion me shokë deri disa minuta para fundit. por rasti brazilianit i ndihmuar nga Sefchenko nuk u largua pa lënë shenjë në këtë miqësore.

Kryeministri Sali Berisha nuk është mjaftuar vetëm të takojë Milanin në zyrën e tij, por e ka ndjekur edhe në stadium. Berisha që kishte 14 vjet që nuk ndiqte një ndeshje futbolli pas asaj me Gjerogjinë, i ka sjellë fat bardh e bluve.

Kryeministri mësohet të ketë thënë jashtë kamerave se e konsideronte këtë ditë si hapjen e fushatës zgjedhore, hapje me një fitore. Ndeshja historike e përmbushi gjithçka që premtoi, emocionet, bamirësinë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës shqiptare të Milanit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe