Horror në aksin Elbasan-Peqin. Pasagjerja me iniciale M. Gj. nga Rrogozhina është hedhur nga furgoni në lëvizje dhe ka vdekur në vend. Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu raporton se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Papërr.

Shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me udhëtarët e tjerë janë përpjekur që të shpëtojnë gruan, por ajo nuk i ka shpëtuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Për ngjarjen u njoftua policia e cila bashkë me grupin hetimor shkuan dhe kryen veprimet përkatëse.

Ende nuk dihet shkaqet që e detyruan gruan të ndërmarrë veprimin ekstrem. Policia ka shoqëruar shoferin dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët që ndodheshin në furgon.

NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al