Ilir Meta: “Kjo marrëveshje godet drejtpërdrejt kompetencat e presidentit duke i reduktuar ato dhe duke i krijuar mundësinë e një komisioni parlamentar për të bllokuar dekretet e presidentit në rast se ky komision e gjykon të arsyeshme, pa i kaluar ato në Kuvend sikurse e kërkon Kushtetuta. Vetëm seanca plenare ka të drejtë ta rrëzojë apo aprovojë dekretet e presidentit të republikës dhe në asnjë mënyrë këtë gjë nuk  mund ta bëjë as komisioni i ligjeve dhe as vetë kryetarja e Kuvendit. Ky akt i ri dhunues ndaj rregullores së Kuvendit, ka synim të denigrojë dhe të gjunjëzojë presidentin e republikës ndaj dy drejtueseve të dy partive të vjetra.”

Ylli Manjani: “Miku ynë Ilir Meta vazhdon të mos e thotë të vërtetën shqiptarëve. Zhytur thellë në batakun e politikës së vjetër, ndasive, akuzave. Ai vazhdon të mendojë opozitën me vënien e shenjës së barazisë ndërmjet PD dhe PS. Ne na vjen keq që Iliri ka mbetur peng i politikës së vjetër dhe të shkuarës./tvklan.al