Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Zhvlerësimi i dollarit i ka kushtuar INSIG-ut 440 milion lekë humbje në bilancin e vitit 2003. Fakti bëhet i ditur nga burime të brendshme të kësaj kompanie. INSIG ka humbur në treg në mënyrë të dukshme gjatë viteve të fundit përball konkurrencës së kompanive private që tashmë kanë arritur në 10 pas licencimeve të fundit.

Humbjet i janë shkaktuar INSIGU-t si pasojë e mbajtjes së rezervave të kompanisë në dollarë, monedhë e cila ka pësuar humbje të konsiderueshme. Madje ekspertët thonë, se INSIG do të vazhdojë t’i mbajë rezervat në dollarë rrezikon të humbasë akoma më tej. Për ndryshimin e rregulloreve për mbajtjen e rezervave duhet të vendosë Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë, i cili duket se ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.

INSIG aktualisht ka zbritur zotërimi e tregut vetëm në vetëm 20% si pasojë e konkurrencës. INSIG i ka shitur 40% të aksioneve ndërkohë që qeveria po mendon t’ia shesë pjesën tjetër të aksioneve brenda këtij viti një investitori strategjik./tvklan.al