Italia përballet në mbrëmje me Kroacinë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit B.

Skuadra e Luciano Spalletti=t ka në favor të saj dy nga tre rezultatet e mundshme për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/16. Por nënkampionët e Botës në 2018, kroatët, nuk janë në skuadër që dorëzohet lehtë dhe në vitet e fundit kanë treguar se kur luajnë për kombëtaren japin gjithçka.

Ndeshja që do të zhvillohet në Lajpcig është cilësuar si një betejë për të dyja skuadrat ku axurët duhet me çdo kusht të shmagnin humbjen kurse kroatët duhet patjetër të fitojnë për të synuar vendin e tretë dhe kualifikimin në 1/16.

Presion mbi të dyja skuadrat pasi kampionia në fuqi, Italia u mund nga Spanja në një ndeshje të dominuar nga “La Roja”. Italia ka 3 pikë në dy ndeshjet e para dhe rendite në vendin e dytë. Kurse Kroacia ka vetëm 1 pikë dhe renditet në vendin e fundit.

Pritet të ketë ndryshime në formacion nga trajneri Spalletti, i cili në konferencën për mediat tha se ka gabuar që nuk kreu disa ndërrime gjatë ndeshjes me spanjollët.

Trajneri toskan megjithatë nuk pritet të ndryshojë modulin e lojës dhe ndaj Kroacisë do të luajë me rreshtimin 4-2-3-1.

Në portë pritet të konfimohet kapiteni Donnarumma, në krahun e majtë pritet të luajë Darmian, duke zëvendësuar kështu Dimarco, i cili ka shfaqur probleme muskulare. Qendra e mbrojtjes nuk do të preket me Bastoni-n dhe Calafiori-n. Në krahun e djathtë pritet të rinkonfrimohet Di Lorenzo, pavarësisht se pati një ndeshje feri përballë Nico Williams ndaj Spanjës.

Në mesfushë nga minuta e parë pritet të luajë Cristante, duke ulur në stol Frattesi-n. Po ashtu Cambiaso pritet të luajë në vend të Pellegrini-t.

Barella pritet të luajë më i avancuar, si mezzala. Jorginho dhe Cristante pritet të luajnë në mesfushë përpara mbrojtjes.

Për sa i përket sulmit Retegui pritet të zëvendësojë Scamacca-n dhe Chiesa-n që pritet ta nisë sërish titular si në dy ndeshjet e para.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Darmian, Jorginho, Cristante, Cambiaso, Barella, Chiesa, Retegui.

/tvklan.al