Sigurisht që të papriturat nuk kanë fund në çdo episod të “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës.

Teksa në skenë është dëgjuar zilja e telefonit, ka qenë këngëtarja Irini Qirjako ajo që e ka gjetur, por dënimi ishte se të ftuarit duhet t’i telefononin partnerit/es dhe t’i tregonin se i kishin ftuar në një rol, në një film për të rritur.

E teksa të gjithë prisnin se kush do të ngrinte telefoni, kapiteni i “Luanëve të Verdhë”, Olsi Bylyku ka vendosur të telefonojë partneren e tij Egli Tako. E teksa ai e shpjegonte, përgjigjia e Eglit ka qenë e papritur. “Bëje mo shpirt, sa lekë do marrësh?” ka thënë ajo duke shkaktuar të qeshura.

Ndonëse u komentua në skenë dhe Olsi e përshëndeti nga skena e “Zemër Luana”, duke treguar se nuk është e vërtetë xhelozia që flitet për të në media. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e një shakaje./tvklan.al