#Euro2024 #TvKlan

Arjan Peco – Specialist futbolli

Cindy Marina – Prezantuese

Kastriot Caushi – Aktor

Donato Sabato – Sipermarres Italian

Alban Bushi – Trajner i Shqiperise U21

Alesia Xhemalaj – Aktore

Sokol Haxhia – Menaxher futbolli

Gentian Zenelaj – Aktor

Lidhje Direkte nga Gjermania

Alban Xhihani

Glenti Tafaj

Viola Lito

Lidhje direkte nga Tirana

Klinton Zeqiraj

Autori i golit të vetëm të Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli në emisionin “Kampionët në Tv Klan, pas humbjes me Italinë me rezultatin 2-1.

Bajrami deklaroi se Italia është skuadër e fortë, por ekipi dha maksimumin.


“Italia është një skuadër shumë e fortë. Të gjithë çunat dhanë maksimumin. Për ne është arritje e madhe që jemi në Europian. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë. Do analizojmë çfarë nuk shkoi.

Asllani dha një top shumë të mirë, Manaj kishte rastin e tij. Kjo është pjesë e lojës.”, u shpreh Bajrami.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli për emisionin “Kampionët” në Tv Klan, pas humbjes 2-1 ndaj Italisë.

Gjimshiti tha se gjëja pozitive nga ky takim, ishte se ekipi mbeti në lojë deri në fund dhe me pak fat mund të kishin barazuar.

Sipas mbrojtësit, disa lojtarë duhet të bënin faulle, për të ndaluar vrullin e kundërshtarëve, para golave të pësuar.

“Performanca nuk ishte aq e mirë sa e kishim përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar, sidomos që i lamë shumë hapësira Italisë. Duhet analizuar dhe përmirësuar kjo pjesa. Nuk kemi shumë kohë, sepse pas 4 ditësh luajmë me Kroacinë. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikët.

Gjëja më pozitive e kësaj nate, është që ishim në lojë deri në sekondat e fundit. Me pak fat mund të kishim shënuar edhe golin e barazimit. Në këto nivele duhet eksperiencë, por edhe punë. Ndaj ekipeve të tilla, duhet të përballosh edhe presionin. Duhet të dalësh nga presioni dhe të rrezikosh kundërshtarin.

Në mbrojtje nuk mendoj se kemi punuar keq. Duhet ndonjëherë të kishim bërë më shumë faulle, jo vetëm me futboll të bukur. Kjo është gjëja që duhet të përmirësojmë, pasi aty erdhën golat.

Duhet të rregullojmë disa gjëra për Kroacinë. E gjithë skuadra që ka zbritur poshtë, duhet të jetë më lart dhe të bëjë më shumë presin të kundërhsri, sepse at ana vinin te zona. Nga sot, do bëjmë analizat për ndeshjen dhe do të jetë më e thjeshtë.

Tifozeria e Shqipërisë, është më e mira në botë. Nuk ka shumë fjalë. Dua t’I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Shpresoj të jenë edhe në dy ndeshjet e radhës. Pse jo, të befasojmë të gjithë në dy ndeshjet e radhës.”, u shpreh Gjimshiti.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, mund t’i ndiqni në Tv Klan.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Kristjan Asllani thotë se Italia sulmonte me shumë lojtarë gjatë aksioneve dhe kjo i vështirësonte kuqezinjtë.

Duke folur për emisionin “Kampionët” në Tv Klan pas ndeshjes Itali-Shqipëri, Asllani tha se Shqipëria e pati në fund mundësinë për barazim, por fatkeqësisht goli nuk erdhi.


“Kemi patur rasti e fundit dhe nuk barazuam dot, por e gjetëm golin shumë shpejt me një dalje të bukur. Pastaj u ulëm shumë mbrapa dhe Italia ka një mbajtje topi shumë të mirë, ne kemi vrapuar shumë.

E kemi mbajtur 2-1. Të shohim ndeshjen para, me vjën keq vetëm për tifozët dhe i falenderojmë.

Ata sulmonin me shumë veta, rrinin mbrapa 2 mbrojtës dhe ishte shumë e ëvshtirë për mua dhe Ramadanin aty në mes. Kemi qenë grup, do vazhdojmë kështu.

Më vjen shumë keq për tifozët që nuk i dhamë rezultat pozitiv”, tha Asllani.

Trajneri i kuqezinjve Silvinjo thotë se është i zhgënjyer nga humbja 2 me 1 me Italinë, por shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

Duke folur për mikrofonin e Tv Klan në emisionin Kampionët, Silvinjo u shpreh se pavarësisht rezultatit, Shqipëria ishte deri në fund kërcënuese ndaj Italisë, sidomos me rastin që pati me Rei Manajn, megjithëse minutat e para të ndeshjes ishin të vështira.


Zhgënjim për rezultatin, i kënaqur për paraqitjen e skuadrës. 20-25 minutat para nuk i bëmë mirë sepse ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajmë ndaj Italisë kampione e Europës dhe deri në momentin e fundit ishim në lojë për të marrë barazimin.

Kur luan me ekipe të nivelit të tillë është normale që të kishim krizë emocionale ose dhe gjëra të tjera.

Dua të falenderoj ata që ishin sot këtu, kishte aq shumë shqiptarë. Kemi bërë një rrugëtim fantastik me shumë sakrifica për të arritur në këtë Europian. Punojmë 12 orë në ditë për ekipin për Shqipërinë. Futbollistëve u kam thënë të shfrytëzojnë këtë mundësi, ta shijojnë”, u shpreh Silvinjo.

Shqipëria humbi 2 me 1 ndeshjen ndaj Italisë, duke e nisur me humbje Kampionatin Europian.  

Ernest Muçi, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria u mposht nga Italia.

Fantazisti deklaroi se goli i shpejtë, dha gëzim, por edhe i uli ritmin skuadrës që më pas pësoi dy herë.

I pyetur për aktivizimin, Muçi deklaroi se pret të luajë më shumë në ndeshjet e ardhshme.

“Edhe kur u futëm në nxehmje, u ndjemë si në “Air Albania”. Goli i shpejtë na dha gëzim, por edhe sikur na i uli ritmin. Pësuam dy gola më pas. Jam krenar me çunat, sepse bënë maksimumin sot. Kemi edhe dy ndeshje dhe shpresoj të bëjmë mirë.

Italia është kampionia në fuqi dhe do luash pak mbrapa sepse të sulmojnë. U mbrojtëm pak më shumë sesa duhej në pjesën e parë, në të dytën kishim mundësinë të barazonim.

Për zgjedhjet në fushë vendos trajneri. Normal që pres të luaj më shumë. Të gjithë mezi po prisnim të luanim.”, deklaroi Muçi.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, analizoi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, humbjen e Kombëtares shqiptare ndaj Italisë.

Sipas tij, lojtarët e Italisë, ishin më të freskët në veprimet në fushë, për shkak se kanë pasur më shumë minuta gjatë sezonit.

Bushi u shpreh se Shqipëria mund të mposhtë kombëtare si Maqedonia, Finlanda apo Norvegjia, ndërsa Italia është nivel tjetër.

“Kisha shumë besim se energjia e tifozëve, do i bënte lojtarët që të jepnin më shumë. Të shikojmë lojën tjetër.

Mendoj se ekipi i Shqipërisë është aty, por e vuri ne presion Italia. Lojtarët italianë kanë më shumë minuta se shqiptarët, kjo u pa edhe në fushë. Ishin më të freskët.  Këto ekipe mund t’i godasësh. Ne jemi me ekipe si Maqedonia, Finlanda dhe Norvegjia. Të mundësh Italinë, është diçka e madhe. Kemi marrë shumë nga kjo ndeshje, para sfidës me Kroacinë.”, deklaroi Bushi.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, pas humbjes ndaj Italisë.

Hysaj deklaroi se goli në fillim ishte bukur, por e keqja është se Italia pas një goli në fillim u hodh në sulm dhe përmbysi rezultatin.

“Ishte bukur që shënuam shpejt, por ishte keq që shënuam aq shpejt ndaj Italisë, që na sulmoi fortë. Përballë ishin kampionët në fuqi. Janë lojtarë shumë të fortë dhe qarkullonin shumë mirë topin. Duhet ta analizojmë më mirë ndeshjen. Nuk ka folur trajneri, do flasë kur të analizojë ndeshjen.

Rasti i Manajt dhemb më shumë. Nëse do kishte shënuar do ishte mirë dhe do na ndihmonte për të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur për të vuajtur. Duhet të jemi të kujdesshëm mbrapa.”, deklaroi Hysaj.

Trajneri Arjan Peço, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Italisë.

Peço tha se nuk është dakord me trajnerin Silvinjo, për deklaratën se skuadra luajti mirë.

Sipas tij, kuqezinjtë ishin shumë dobët në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Italia lëshoi terren.

“Nuk jam dakord me deklaratën e Silvinjos. E Kuptoj që është trajneri i Shqipërisë dhe nuk mund të thotë se lojtarë bënë keq. Sot nuk ishte paraqitje e mirë.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët. Në pjesën e dytë Italia e hoqi pak këmbën nga gazi.

Në pjesën e dytë, kundërshtari na la të jemi në lojë. Duhet të bëjmë diçka më tepër. Kemi ardhur këtu dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Me pjesëmarrjen tonë, ne e kemi fituar Europianin tonë. Mund të bënim më shumë. Ndeshja me Kroacinë, do të jetë shumë e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë.”, deklaroi Peço.

tvklan.al