Zyra e shtypit pranë kryeministrit Berisha ka bërë të ditur, se është keqinterpretuar deklarata e kryetarit të qeverisë lidhur me pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta ID.

Në njoftimin për shtyp zëdhënësja Juela Meçani thotë, se disa të përditshme të kontrolluara nga opozita dolën me tituj sipas të cilave kryeministri Sali Berisha ndërsa bëri bilancin e 7 mujorit të qeverisjes tha se do të dënojnë apo do të gjobiten ata që nuk votojnë.

Një deklaratë e tillë nuk është bërë në asnjë rast nga kryeministri Berisha theksohet në njoftim. I vetmi deklarim i kryeministrit është ai mbi pajisjen e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike. Çdo variant tjetër zyra e shtypit pranë kryeministrit e cilëson trillim.

Duke sjellë në vëmendje se votimi i detyruar është gjithsesi një praktikë që zbatohet në disa vende evropiane. Njoftimi zyrtar i kryeministrisë përfundon duke theksuar se kryeministri Berisha as nuk ka deklaruar dhe as nuk do të deklarojë asgjë të tillë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi