Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ta festojmë ndryshe 7 dhe 8 Marsin. Kështu janë shprehur sot gratë artiste, intelektuale dhe mësuese të shkollës së mesme të përgjithshme “Ismail Qemali”. Të ftuarat e shoqatës “Në dobi të Guas Shqiptare”. Në ndryshim nga festimet e përvitshme ato janë mbledhur sot në klubin e grave ku midis tyre ka marrë pjesë edhe zonja e parë Lidra Mejdani.

Klubi i grave i cili funksionon që prej dy vjetësh është qendra e shoqatës “Në dobi të Guas Shqiptare”. Brenda këtij klubi janë shprehur edhe problemet që shqetësojnë sot shoqërinë tonë.

Festa e mësuesit dhe festa e nënës për këto gra janë tepër të shenjta ndaj edhe në mesazhin e tyre ka vetëm dashuri./tvklan.al