Adriano Galliani: “Raportet politike mes dy vendeve besoj se nuk kanë qenë më të mira se tani. Kryeministri i Italisë dhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i lidhur nga një miqësi e fortë me kryeministrin Berisha. Besoj se edhe një ndeshje futbolli mund të ndihmojë për të mbajtur miqësinë mes dy vendeve tona”.

Ricardo Kaka: “Jam i kënaqur se është diçka e re, njerëz të rinj, kulturë e re për mua. Unë në Itali njoha disa shqiptarë të cilët janë shumë simpatik, kështu që jam shumë i gëzuar që tani ndodhem në vendin e tyre”.

Liri Berisha: “Është vërtetë një eveniment jo vetëm për sportdashësit shqiptarë, por tanimë dhe për fondacionin “Fëmijët shqiptarë” i cili ka fatin të mbështet moralisht dhe financiarisht nga kjo skuadër kaq e njoftur dhe kaq e dashur për miliona njerëz në të gjithë botën”./tvklan.al