Qyteti i Korçës dhe zonat përreth është zgjuar i mbuluar nga mjegulla këtë mëngjes. Siç raporton Klan News, mjegulla në aksin Korçë-Pogradec është shumë e dendur.

Kjo ka bërë që në rrugë shikimi të jetë i dobët dhe ka krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Policia e Rrugore u bën apel për kujdes të shtuar drejtuesve të automjeteve për të shmangur aksidentet, pasi qarkullimi në këtë situatë është shumë i vështirë.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident, por sërish policia fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes./tvklan.al