Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendore të Tiranës ka nisur që sot në mëngjes punën për verifikimin e procesverbalit përfundimtar për zgjedhjet e 1 tetorit. Burimet pranë këtij komisioni konfirmoi se mbrëmë përfundoi puna për çeljen e kutive për 328 qendrat e votimeve të kryeqytetit.

Ky komision për shkak të volumit të madh të punës, por dhe të mos parashikimit nga ligji i komisioneve qendrore të zgjedhjeve vendore pranë 11 minibashkive, i ka kërkuar KQZ-së shtyrjen e afatit të procesverbalit përfundimtar.

Sot pritet të publikohet rezultati zyrtar i votimeve për Bashkinë e Tiranës dhe ai do t’i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision nesër pritet të shpallë rezultatin përfundimtar pë raundin e parë të zgjedhjeve në shkallë vendi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame