Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dy orë e gjysmë diskutime për të vendosur në fund shtyrjen e dy pikave të rendit të ditës nga KQZ. Hapja e zyrave rajonale në rrethe për të koordinuar punën dhe bërë ndërlidhjen mes KQZ dhe partive politike, nuk është miratuar me shumicë votash, pasi duhen ndarë kompetencat, funksionimi i tyre dhe mandati për këtë zyrë rajonale.

Ndërsa përsa i përket buxhetit për zgjedhjet e vitit 2005, pasi është shifra dhe shpenzimet e detajuara, opozita ka dhënë vërejtjet për një buxhet të fryrë.

Ilirjan Celibashi: “Në totale është 576 milion 964 mijë e 880 lekë, në të cilat përfshihen të gjitha shpenzimet që lidhen me, që duhet të kryhen për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme për në Kuvend. Si kosto në raport me numrin e zgjedhjeve i bie 213 lekë për zgjedhës, nga 217 që ka qenë në zgjedhjet e 2003, po llogaritur mbi numrin aktual të zgjedhësve, i bie gati 2 dollarë për zgjedhës.”

“Ne jemi treguar të kujdesshëm që të llogarisim dhe një kosto për rastet e pavlefshmërisë. Në 2003 kishim jo pak pavlefshmëri, gjë që ajo ishte kosto shtesë për fletët e votimit, kjo presupozon që ne nuk duhet të prodhojmë fletë votimi që në fillim, se do prodhojmë aq sa duhen, numrin e zgjedhësve plus 2%. Në rastet mbrapa të pavlefshmërisë do prodhohen fletë të tjera dhe do futet kjo kosto.”

Sipas specialistëve dhe llogaritjeve kostoja e zgjedhjeve të ardhshme është më e ulët, se ajo e vitit 2003. Janë zgjedhje të ndryshme, numërohen më pakë komisionerë, e baza materiale pothuaj është e siguruar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti