Kritikat ndaj Elseid Hysajt pas golit në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Italisë u bënë kryefjalë në mediat sociale.

Vetë Hysaj ishte i ftuar në studion e emisionit Kampionët në Tv Klan, ku sqaroi situatën.

Komentatori dhe gazetari sportiv Alban Xhihani tha se kjo çështje duhej të ishte shmangur në mesin e Kampionatit Europian dhe përpara një ndeshje të rëndësishme që Shqipëria kishte me Kroacinë.

“Në mesin e një Kampionati Europian që aq shumë e kemi ëndërruar, ishte momenti i gabuar për ta bërë një gjë të tillë. Shpërqëndron jo vetëm futbollistin, por gjithë ambientin, u prekën dhe një pjesë e medias. Të shkojë deri në këtë stad, këtë nuk e kisha priutur. Edhe ata tifozët që e mirëpritën ishte një shenjë shumë e bukur,  nuk mendoj se ata kanë qenë kundër.

Hysaj ka veshur bluzën e kombëtares, nuk ka lidhje emri. Unë mendoj që humbet në grup, barazohet në grup dhe fitohet në grup. Po ta shikosh atë uljen e kokës, shikoje me shpejtësi normale, ai topi për më pak se 1 sekondë shkon në rrjetë. Kjo gjë duhet të ishte shmangur në mesin e Kampionatit Europian”, u shpreh Hysaj.

/tvklan.al