Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit  të cilit ju bë dy ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak.

“Në bazë të mjekëve, mund të konstatojmë se pacienti aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij, natyrisht, mbetet ende e rëndë dhe i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar. Ne besojmë  fort se gjithçka do të shkojë mirë.”

Kalinak u tha gazetarëve se gjendja e Ficos është ende shumë delikate për të konsideruar transferimin e tij në spitalin e kryeqytetit. Megjithatë, sipas tij rreziku më i madh ka kaluar për momentin.

Gjykata vendosi të shtunën se autori i dyshuar do të qëndrojë në paraburgim pasi akuzohet për tentativë vrasje. Mediat vendase bëjnë të ditur se i dyshuari është një ish-roje sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre botimeve me poezi. Të shtënat me armë ndaj kryeministrit sllovak ishin përpjekja e parë për vrasjen e një lideri politik të Evropës në më shumë se 20 vite.

Klan News