Komentatori Alban Xhihani, është i bindur se Gjeorgjia nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria, pavarësisht se kaluan grupin në Europian.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Xhihani deklaroi se gjeorgjianët përfituan nga një mungesë e vëmendjes së Portugalisë dhe u kualifikuan më tej.

Duke analizuar ndeshjen Spanjë-Gjeorgji, Xhihani theksoi se gjeorgjianët prekën një ëndërr shumë të bukur.

“Të pestë golat  bëri Spanja. Autogoli e bëri ndeshjen më të bukur. Do kisha ëndërruar shumë, që ne ndaj Spanjës të kishim një autogol dhe të mbronim më pas.

Gjeorgjia hyri nëpërmjet Nations League. Do e shikojmë edhe kur të luajnë me Shqipërinë në “Air Albania”. Unë jam i bindur që Gjeorgjia nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria. Gjeorgjia, është skuadra që përfitoi nga mungesa e vëmendjes te Portugalia. Nuk mund ta trajtojmë sikur dominuan Spanjën. Për Gjeorgjinë ishte një ëndërr shumë e bukur që e preku. Nuk është se bëri ndonjë gjë, u mposhtën 4-1.”, deklaroi Xhihani. /tvklan.al