Hashim Thaçi: “Mbrëmë është sulmuar familja ime, si çdo prind dhe bashkëshort jam i lumtur që familja ime është shëndosh dhe e sigurt. Dëshiroj që përmes këtij komunikimi me ju, ju siguroj se askush nuk do të ketë fuqi të cenojë pavarësinë, rendin demokratik, sundimin e ligjit, lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj kërkoj prej të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës që të vazhdojnë të qetë të japin kontributin e tyre për fuqizimin e shtetit tonë të ri. Ta ruajmë unitetin politik dhe qytetar, sepse vetëm të bashkuar ne mund të kemi sukses. Që ta bëjmë këtë realitet na duhet punë edhe më e madhe në luftimin e dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo mbart me vete edhe rreziqe, por ju siguroj se do të vazhdoj këtë betejë kundër të keqes edhe më shumë edhe me vendosmëri për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë nuk dua të preudikoj dua ti vejmë kohë, dua ti vejmë hapësirë dua ti mbështesim organet kompetente që dhanë fjalën e vet në përfundim të procesit të këtyre, të përgjegjshëm dhe natyrisht dhe profesional. Unë kam qenë jashtë Prishtinës me zotin Limaj dhe zotin Kuqi. Unë po tentova nuk dua të preudikoj, nuk dua të paragjykoj, unë do të fokusohem më të gjithë spektrin politik dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës të kultivojë unitetin shtet formues, të kultivoj unitetin qytetar. T’i implementojë prioritetet tonë të rëndësishme tani në këtë proces të shtet ndërtimit dhe hapjes së perspektivës për integrim të sigurtë me strukturat edhe të BE-së edhe të NATO-s të vendit tonë. Pra kemi përgjegjësi që të gjithë së bashku pa dallim të bashkuar ti implementojmë kriteret demokratike të domosdoshme për integrim. Ju faleminderit!/tvklan.al