Transparenca e sistemit të drejtësisë në vendin tonë është themelore. Kryeprokurori britanik Sir Ken Macdonald, u shpreh kështu në një dalje për mediat ku theksoi rëndësinë e strukturave transparente në luftën ndaj korrupsionit.

I pyetur nëse lufta ndaj korrupsionit është çështje sistemi apo individësh, kreu i akuzës britanike tha:

Ken Macdonald: “Në mënyrë themelore ju duhet të keni struktura transparente, sepse nëse do të ishin transparente nuk do ta inkurajonin korrupsionin. Së dyti duhet të keni një sistem drejtësie të qëndrueshëm, por edhe transparent. Njerëzit duhet të kenë besim se në rast se kemi persona pavarësisht nga fakti se cilët mund të jenë ata, e që kanë kryer vepra penale lidhur me korrupsionin ata do të përballen me sistemin e drejtësisë.”

E ndërsa duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi çështjet e ekstradimit drejtori i shërbimit mbretëror të prokurorisë tha:

Ken Macdonald: “Në qoftë se një person fshihet në Britaninë e Madhe dhe ka kryer një vepër penale në Shqipëri dhe ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar të si dhe në rastin se autoritet shqiptare na dorëzojnë të gjitha provat ndaj këtij personi, ne do të bëjmë çfarë është e mundur për ta sjellë atë.”

Kryeprokurori britanik u shpreh i  bindur se niveli i bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë do të vazhdojë të rritet. Një ditë më parë Macdonald kreu takime me kryeministrin Sali Berisha dhe homologen Ina Rama./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini