Brazili e nis me fitore të thellë ndaj Bolivisë

Amerika e Jugut e nisi fazën kualifikuese të Botërorit 2022. Brazili arriti fitoren më të thellë të ditës së parë, duke mundur 5 – 0 Bolivinë.

Një domonim i brazilianëve në sfidën e luajtur në Sao Paulo, por Neymar nuk arriti të shënonte që do t’i lejonte të barazonte Ronaldo në kuotën e 62 golave, ndërsa rekordi absolut është i Pele me 77 gola.

Gjithsesi sulmuesi i Paris Sanit Germain dha 2 pasime për shokët e tij. Shënuesit në këtë përballje ishin Marquinhos, Firmino e Coutinho, ndërsa Carrasco shkaktoi autogol.

Me një fitore bindëse e nisi edhe Kolumbia, 3 – 0 ndaj Venezuelës. Në takimet e mëparshme të javës së parë Argjentina mundi 1 – 0 Ekuadorin, Uruguaji 2 – 1 Kilin, ndërsa Paraguaj – Peru përfundoi në barazim 2 – 2 .

Tv Klan