Futbollistët e Kombëtares janë optimistë për ndeshjen ndaj Spanjës. Edhe pse rezultati i vetëm për të dalë nga grupi është fitorja, kuqezinjtë nuk tremben ta pohojnë se edhe mund t’ia arrijnë përballë Spanjës që nënshtroi Italinë 1 natë më parë.

Arbër Hoxha: Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon. Secili lojtar kishte motiv shtesë edhe falë mbështetjes së tifozëve. Mundëm të shënonim golin e barazimit dhe iu afruam edhe të dytit.

Kuqezinjtë gjithsesi janë të përgjegjshëm për nivelin e Spanjës.

Arbër Hoxha: Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan