Specialistët e futbollit prej minutash kanë diskutuar për ekipin që mund të fitojë  finale dhe kanë analizuar pse mund ta fitojnë.

Arjan Peço thekson se Spanja e meriton pasi ka pasur paraqitjen më të mirë gjatë këtij turneu. Sokol Haxhiaj dhe Alban Bushi thanë se në finale asnjëherë nuk i dihet dhe yjet e Anglisë mund të bëjnë diferencën.

Bushi: Peço është shumë i bindur për Spanjën, por ka të drejtën e tij

Peço: Unë nuk jam i bindur për Spnajën por mënyrën si ata luajnë futboll. Luan si një ekip i madh. Anglia mund të fitojë por nuk është fitore e një ekipi të madh, mua nuk më bind. Kurse Spanja ka lojën e vet dhe të bind.

Bushi: Nuk ta ndërroj dot mendjen.

Haxhija: Finalet nuk janë si ndeshjet e tjera. Në finale është film tjetër dhe ka dicka të re. Po ti shohëh tek statistikat …

Peço: Nuk mund t’i lexojmë statistikat “thatë”, sepse të gënjejnë. Ka fituar 6 ndeshje Spanja gjatë turneut.

Bushi: Edhe në jetën e përditshme kur të ecën mirë, vjen një moment që të dalin gjërat keq e shkon poshtë. Ata që ecin pak keq, u del një gjë e mirë. Sot mund t’i vijë e mira Anglisë, sepse potencialin e kanë.

 Peço: Nuk kanë treguar asgjë nga potenciali që kanë.

 Bushi: Je shumë imponues 

Haxhija: Foden nuk e kam parë asnjeherë kaq të përqëndruar. Një ndeshje është kjo…

/tvklan.al