Një ditë pas rrëshqitjes së një masivi të madh toke në fshatin Qafë Dardhë të Librazhdit, situata vazhdon të jetë kritike. Specialist të gjeologjisë dhe të lëkundjeve sizmike të ndodhur në vendngjarje thonë se rrëshqitja e tokës ka përparuar me disa metra. Sipas tyre lëvizja e dheut dhe pse në përmasa më të vogla mbetet aktive.

Fatmirësisht fenomeni rrezikon vetëm disa shtëpi por jo gjithë fshatin. Ndërkaq nga frika e ndonjë shembje gjatë natës 10 familje braktisën banesat, duke u strehuar në të afërm dhe bashkëfshatar të tyre.

“Natën sonte në fshatin matanë në … Do ikim s’kemi qysh bëjmë, të shpëtojnë fëmijët më në fund se vetë më e pat puna jonë. Kjo para 4 vjetësh qe i kshu s’than asi farë gjoje”.

“Natën do ta kalojmë jashtë. Edhe çadrat që patëm dhe ato u dëmtunë, se na kanë dhonë çadra po ato u dëmtuan, u kalbën mrena ditës edhe ato nuk ekzistojnë më”.

Ekspertë të Shtabit të Emergjencës janë shprehur se për të gjitha familjet e dëmtuara do ë merren masat e nevojshme.

Shefqet Deljallisi: “Shkarja është në mënyrë graduale po e vazhdueshme. Kshuqë duhet të jetë një zgjidhje radikale që këta njerëz duhet të largohen që këtu. Të shohim diku me një repart ushtarak që është këtu në Tokëz, por për disa ditë këto duhet të rrinë këtu te familjet e tyre që janë të sigurtë. Shyqyr që nuk ka ndodh ndonjë kërcënim për jetën e tyre”.

Specialistët kanë arritur në përfundimin se shembja e dheut ka ardhur si pasoj e aktivitetit të lartë të ujërave nëntokësore. Fenomen ky i favorizuar dhe nga reshje të shumta të rëna gjatë kësaj periudhe./tvklan.al

Gazetari: Fatos Salliu