Këtë të shtunë luhen dy çerekfinalet e tjera të Euro 2024.

Në orën 18:00 do të zbresin në fushë Anglia dhe Zvicra. Më pas në orën 21:00 do të luajnë Holanda dhe Turqia.

Fituesit e këtyre dy çifteve do të ndeshen më pas në gjysmëfinale.

Kujtojmë se mbrëmë u vendosën dy gjysmëfinalistët e parë. Spanja fitoi një ndeshje plot me emocione ndaj Gjermanisë. Ndërsa Franca iu fal penalltive përballë Portugalisë.

Dy gjysmëfinalet do të luhen në 9 Korrik dhe 10 Korrik. Të gjitha ndeshjet e europianit do të mund t’i ndiqni në Tv Klan dhe Klan Plus./tvklan.al