Çekia premton mbështetje për Shqipërinë në aspiratat për integrim europian të vendit. Deklarata është e zëvendës ministrit të parë të punëve të jashtme Tomas Pojar.

Gjatë një takimi në Pragë me ministren e Integrimit Majlinda Bregu, e cila i njohur autoritetet çeke me hapat e ndërmarra nga qeveria dhe shteti shqiptar në rrugën për integrimin e vendit në BE, si dhe më specifikisht për rolin që presim të luajë republika për rolin që presim të luajë republika çeke gjatë periudhës së presidencës së BE-së në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Tomas Pojar: “Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bisedimet për marrëdhëniet tona bilaterale. Është në interesin tonë të vazhdojmë me procesin e integrimit Europian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Kemi folur me detaje për këtë proces dhe i urojmë Shqipërisë shumë fat në rrugën e integrimit europian. Ne do të bëjmë të pamundurën për ta mbështetur vendin tuaj.”

Gjatë kësaj presidence Çekia angazhohet  se do të vazhdojë ta trajtojë si prioritet zgjerimin me  vendet e Ballkanit Perëndimor. Pikat ku u përqendruan më shumë diskutimet me autoritetet çeke, kishin të bënin me ecurinë e mbështetjes së detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të MSA-së, për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë komunitar. Hapat e mëtejshëm që pritet të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim anëtarësimin e plotë  të Shqipërisë në BE dhe ecurinë e dialogut për ecurinë e vizave.

Ministrja Bregu u përqendrua kryesisht në prezantimin e situatës në Shqipëri në kuadrin e integrimit evropian, ku u diskutua mbi progresin e arritur në fushat kryesore të detyrimeve për integrimin evropian, si reforma zgjedhore në drejtësi, ajo në administratën publike, situatën ekonomike si dhe në luftën kundër korrupsionit./tvklan.alGazetare: Xhumelina Dervishi