Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk kanë mjaftuar paralajmerimet e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Mandateve, Spartak Braho dhe Kryeparlamentarit Gjinushi ndaj deputetëve demokratë që këta të fundit të rikthehen në parlament brenda ditës së sotme që shënon mbarimin e mandateve të tyre.

Deputetët e mazhorancës më kot kanë pritur gjatë gjithë paradites së sotme para parlamentit, ndërkohë që asnjë deputet demokrat nuk është dukur në horizont. Në lidhje me këtë çështje Arben Imami, njëri prej njerëzve të Kushtetutës shprehet.  

Arben Imami:- “Ato i vendos Gjykata Kushtetuese se cili mund të japi një opinion. Kaq jo më shumë”.

Gazetari:- Megjithatë mund të funksionojë pa PD, parlamenti siç ka funksionuar deri tani?

Arben Imami:- “Deri tani ka funksionuar”.

Ndërsa ish-nënkryetari socialist, Servet Pëllumbi shprehet se edhe pa demokratët,

Servet Pëllumbi, deputet i PS:- “Parlamenti mjafton të sigurojë mazhorancën që të hapë seancat e veta dhe ai mund të bëjë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame