Kënga Popullore qytetari e sjellë nga televizioni Klan dhe Promotor u zhvendos në kryeqendrën e veriut, në Shkodër. Në skenën e maratonës ngritur përpara një prej simboleve të qytetit “Teatrit Migjeni” nën shoqërinë e Anjeza Majës e Drini Zeqos, u ngjitën emrat më të kërkuar të muzikës sonë.

Rovena Stefa: “Pas shumë kohësh që unë i mungoj së paku organizimeve të tilla mediatike dhe desha që të isha aq më tepër për këndën popullore që e kam shuam kënaqësi dhe shumë preferencë të madhe.”

Një prej surprizave të mbrëmjes shkodrane ishte këngëtari Shpat Kasapi, të cilin nuk e ndali aspak distanca nga Maqedonia për të interpretuar para publikut shkodran.

Shpat Kasapi: “Unë mendoj se një këngëtar të jetë i përsosur duhet të dijë të këndojë edhe muzikë tradicionale, edhe muzikë popullore shqipe që të jetë këngëtar i përsosur dhe mendoj se të gjithë yjet botëror e kanë këtë dhe nuk ju mungon.”

Por edhe për shkodranin Ervin Bushati përballja me publikun e qytetit të tij ishte një emocion i veçantë.

Ervin Bushati: “Shkodra normalisht është djepi i kulturës, por që me të vërtetë sa herë që vijë në Shkodër vij me emocion sepse më duket vetja si emigrant tani.”

Eli Sina: “Për mua është një shans shuam i mirë sepse po prezantohem jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë qytetet e Shqipërisë edhe besoj që është një diçka pozitive për mua.”

Kujtim Shehu: Kam marrë pjesë dhe tek edicioni i parë, por më pëlqeu shuam mënyra e organizimit të kësaj maratone, ishte tepër e veçantë dhe unë e pata kënaqësi që unë të këndojë në këtë maratonë në gjithë këto rrethe, në gjithë këto koncerte që kemi bërë.”

Emi Bogo: “Në radhë të parë është një kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë maratonë, në radhë të dytë është një figurë më shumë në botën televizive mbi të gjitha një promovim për mua.”

Për evenimentin e verës Maratonën e Këngës Popullore dhe qytetare në Shkodër ndihmesë dha edhe bashkia e qytetit.

Ridvan Troshani: “Në Shkodër nuk mund të jetohet pa këngën popullore, është pjesë e traditës është pjesë edhe të ardhmes.”

Por ky edicion i maratonës është mbështetur fuqishëm edhe nga ministria e Kulturës dhe nga vetë ministri Ylli Pango, ashtu si edhe nga kompania e telefonisë celulare Vodafone. Hapat e tingujve të ëmbël të muzikës popullore në vijim të turit d të ndalen të hënën e ardhshme në qytetin bregdetar të Durrësit, për t’i shtuar akoma më shumë ritëm pushimeve të verës./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini