Lojërat Olimpike nisën si zakonisht me futbollin dhe para ceremonisë hapëse, ndërsa pati menjëherë polemika për vendimet në takimin mes Argjentinës dhe Marokut. Më i diskutueshmi ishte anulimi i golit të argjentinasve pas 1 ore e gjysmë, sepse u konsiderua në pozicion jashtë loje.

Skuadrat qëndruan gjatë në brendësi të stadiumit pasi barazimi i arritur nga futbollistët e Argjentinës nervozoi tifozët e Marokut të cilët hodhën shashka dhe më pas zbritën në fushë, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes.

Më pas futbollistët u rikthyen për të luajtur ato pak minuta të mbetura dhe në fund arbitri kryesor pasi pa pamjet në VAR vendosi të anulojë golin e realizuar nga Medina.

“Cirku më i madh që kam parë në jetën time. Na thanë që u mbyll 2 – 2. Jemi në lojërat olimpike nuk është një ndeshje lagiesh. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha Javier Mascherano, trajneri i Argjentinës U23.

Pas trajnerit të ekipit olimpik të Argjentinës, Javier Mascherano reagoi edhe Lionel Messi në rrjetet sociale duke shkruar vetëm fjalën; E pazakontë.

Tv Klan