Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Marco Materazzi, mendon se Azzurri-t do të kenë një “autostradë të hapur” në fazën eliminatore të Euro 2024 nëse mposhtin Zvicrën në raundin e 16-shes.

Azzurri-t po përgatiten të takohen me zviceranët në fazën me eliminim direkt në Berlin të shtunën, më 29 qershor dhe edhe nëse mund të jenë favoritë, Materazzi paralajmëroi bashkatdhetarët e tij.

Materazzi: Nuk ka më favoritë dhe nuk është kurrë e lehtë të mundësh Zvicrën. Yakin mund të mbështetet te futbollistët që luajnë në ligat italiane, gjermane dhe angleze. Është një ekip i balancuar me lojtarë të mirë dhe një portier si Sommer. I nënvlerësuar, por me përvojë. Më bënë përshtypje kundër Gjermanisë për besimin dhe formën e tyre. Megjithatë, problemi i Italisë nuk mund të jetë Zvicra. Italia duhet të sigurohet që ata vetë të mos jenë problemi. Nëse kalojmë, mund të ketë një “autostradë të hapur” edhe nëse do të ishte më mirë të mos mendonin për të, se mund të kthehet në një “shteg të ngushtë”. Një rast të tillë e pamë në vitin 2006, duke na çuar në ndeshjen kundër Gjermanisë. Kjo duket e lehtë, por nuk është.”

Italia mundi Australinë dhe Ukrainën në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2006 përpara se të takohej me Gjermaninë në gjysmëfinale dhe Francën në finale.