Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljana Davkova i hap rrugë krijimit të qeverisë duke mandatuar liderin e VRMO-DPME, Hristjan Mickoskin si kryeministër. Dorëzimi i dekretit u realizua këtë të mërkurë dhe sipas ligjit, Mickoski ka 20 ditë si afat ligjor për miratimin e qeverisë së re se bashku me programin në Parlament.

Zgjedhjet e 8 Majit u fituan nga opozita dhe tashmë, pas marrëveshjes së arritur me koalicionin e partive shqiptare VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, Mickoski ka siguruar një shumicë prej 78 deputetësh nga 61 që është minimumi për shumicën qeverisëse.

Para votimit të qeverisë së re, VRMO-DPME ka depozituar në Parlament me procedurë të shpejtuar projektligjin për ndryshimin e strukturës dhe shtim të ministrive. Mickoski pretendon se i ka siguruar 2/3 e votave, te 80 deputetët për votimin e ketij ligji.

Lideri i VMRO-DPMNE-së reagoi serish për çështjen e emrit të vendit, pas kritikave nga fqinjët, por edhe partnerët ndërkombëtar.

“Gjithçka e përfshirë në marrëveshjen e Prespës, përfshirë edhe pjesën e emrit, qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë.. Por për mua atdheu im në çdo deklaratë që bëj është Maqedonia dhe do të mbetet Maqedoni”.

Greqia pati paralajmëruar Mickoskin dhe presidenten Davkova që ti përmbahen emrit zyrtar dhe marrëveshjeve, pasi në të kundërt do të kishin përballeshim me pasojat sa i përket procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Tv Klan