Parisi u ka thënë lamtumirë Lojërave Olimpike Verore në mbrëmjen e së dielës. Ceremonia e mbylljes është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët kanë duartrokitur gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.

Ceremonia ka nisur me heroin Francez të notit, Leon Marchand fitues i katër medaljeve në këtë Olimpiadë, i cili e ka bartur flakën olimpike prej qendrës së Parisit për në stadium.

Në një shfaqje të spektaklit hollivudian, aktori Tom Cruise zbriti nga maja e stadiumit francez nën tingujt e muzikës së filmit “Mission Impossible”.

Aktori amerikan ka marrë flamurin olimpik nga atleti Simone Biles, duke e vendosur atë në pjesën e pasme të motoçikletës dhe duke u larguar nga stadiumi.

Në këtë mënyrë Parisi i ka dorëzuar stafetën për Lojërat Verore 2028 qytetit të radhës, Los Anxhelos.

Qyteti i dritave e mbylli plot shkëlqim këtë Olimpiadë.

Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesuan sërish në tabelën e medaljeve, me 126 gjithsej, 40 prej tyre të arta. Shqipëria dhe Kosova siguruan nga dy medalje olimpike.

Klan News