Italia barazon në mintën e 98-të ndaj Kroacisë në ndeshjen e tretë dhe të fundit për grupin B. Në këtë mënyrë të kaltërtit arrijnë të ruajnë vendin e dytë dhe kualifikmin në 1/16.

Zaccagni shënon një gol të ngjajshëm me atë të shënuar nga Aleks Del Piero në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë në Botërorin e 2006-s.

 Ishte një aksion i nisur nga  Calafiori që pason majtas për asësorin e Lazio-s, Mattia Zaccagni. Me të djathtën laciali e dërgon topin në kuadratin e Livakovic.

Italia ka mësuar edhe kundërshtarin e fazës së 1/16-ve, do të përballet me Zvicrën, të shtunën e 29 qershorit, në orën 18:00. Një duel ky që pritet të jetë tepër i luftuar për të dyja përfaqësueset fqinje.


Formacionet

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Sucic, Kramaric, Mario Pasalic

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Darmian, Barella. Jorginho, Pellegrini, Dimarco; Raspadori, Retegui


NDESHJA LIVE

98′ GOL! Calafiori nis një aksion personal. Pason për Zaccagni që e çon në rrjetë.

93′ Karton i verdhë për Calafiorin, ishte paralajmëruar naa arbitri.

91′ Ndërhyrje e gabuar e Brozovic ndaj Bastonit. Kroati merr karton të verdhë,

90′ Mbaron koha e rregullt. 8 minuta shtesë

89′ Largohet Kramaric dhe hyn Joranovic për kroatët.

87′ Chiesa sulmon nga e majta dhe çon një pasim që përshkruan gjithë hapësirën e portës kroate por Scamacca nuk e arrin.

81′ Largohen Darmian dhe Jorginho. Në vend të tyre Zaccagni dhe Fagioli.

80′ Largohet Modric, hyn Majer.

79′ Krosim i saktë nga e djathta i Brozovic. Bastoni largon me kokë ku 1 metër pas tij ishte Budimir krejt i lirë për të goditur.

75′ Hyn Scamacca në vend të Raspadorit.

73′ Karton i verdhë për Ivanusec. Kartoni i tretë i verdhë për Kroacinë.

71′ Goditje dënimi për Italinë. Raspadori e gjuan, barriera largon në goditje këndi.

70′ Hyn në fushë Perisic, zë vendin e Sucic, ndërsa Ivanusec në vendin e Kovavic.

66′ Darmian zbret në zonën kroate, por humbet kohë dhe gjuajtja e tij bllokohet.

Modric vendos rekord. Me 38 vjeç e 289 ditë bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e Kampionatit Evropian.

63′ Një tjetër shkëputje e bukur nga mbrojtësi Bastoni por topi kaloi vetëm mbi traversë.

60′ Modric ndëshkohet me të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Frattesi-t.

57′ Largohet Dimarco. Në vend të tij Chiesa.

55′ GOL! Gabim në mbrojtje të Italisë. Shënon Modric. Donnarumma pret por është i vetëm Modric dhe shënon.

53′ Pasi kontrolloi VAR, arbitri jep penallti. Modric humbet penalltinë. Donnarumma pret penalltinë.

52′ Protestojnë kroatët për një penallti. Kramaric tenton të gjuaje por topi kap dorën e Frattesit. Arbitri shkon tek VAR.

50′ Në 5 minutat e para të pjesës së dytë përsëritet ajë që u pa në pjesën e parë. Zotërimi i topit kroat dhe Italia në kërkim të kundërsulmeve në hapësira.

45′ Nis pjesa e dytë. Frattesi në vend të Pellegrini-t. Budimir në vend të Pasalic për kroatët

Për herë të parë që nga viti 1998, Italia nuk futi një lojtar të Juventusit në njëmbëdhjetëshen e tyre fillestare.

Pjesa e parë 0-0. Azzurri-t, me këtë rezultat do të përfundonin në vendin e dytë në grup dhe do të takoheshin me Zvicrën në 1/16, të shtunën në orën 18:00 në Berlin.

Statistikat e pjesës së parë.

45′ Përfundon koha e rregullt! Një minutë shtesë.

36’ Aksion i gjatë i italianëve që nis me Raspadorin, vijon me kombinimet Calafiori- Dimarco. Calafiori pason për Pellegrini i cili godet ultas. Pret Livakovic, sërish.

31’  Zgjohen kroatët! Krosim i ulët nga Modric i bllokuar nga Donnarumma. Jorginho e arrin topin i pari dhe largon nga zona.

27′ Livakovic bën mrekullinë. Krosim i Barella-s dhe Bastoni godet me kokë por portieri kroat kërcen lart për ta dërguar jashtë.

26′ Raspadori një pasim në zonë dhe Retegui godet por topi devijohet dhe goditje këndi për italianët.

24′ Karton i verdhë për Sucic pas ndërhyrjes së gabuar në dëm të Pellegrinit.

21’  Pellegrini kroson për Retegui që godet me kokë dhe Gvadiol e largon në goditje këndi

19’ Ndalet ndeshja. Goditje dënimi për Italinë. Pongracic ndërhyn keq ndaj Retegui.

13’ Barella gjen të “zbuluar” Di Lorenzo-n në të djathtë. Kroson ulët 30-vjeçari i Napolit dhe topi largohet nga mbrojtja kroate. Italia merr goditje e parë nga këndi.

11’ Dimarco kroson nga e djathta dhe godet me kokë Pellegrini. Topi jashtë.

9’ Italia sulmon kryesisht me Di Lorenzo nga e djathta dhe me Dimarco nga e majta. Kërkojnë Retegui por është i mbuluar mjaft mirë në këto minuta të para sulmuesi i Xhenovas.

7’ Hapësirë ​​për Di Lorenzo në të djathtë, kros i ulët për Reteguin drejt qendrës por ndalohet nga Pongracic.

5’ Goditje nga jashtë zone nga Sucic dhe Donnarumma thirret në aksion duke bërë një pritje të bukur. Goditja e parë nga këndi për kroatët

3’ Italia luan me shumë forca në mesfushë. Pavarësisht rreshtimit fillestar 4-2-3-1, italianët luajnë me 3 mbrojtësa dhe 5 mesfushorë.

1′ Nis ndeshja! Topin e parë e shkelmojnë kroatët.