Aksionet e kompanisë së teknologjisë Micron bien me 5%. Kompani kishte pritshmëri se të ardhurat tremujore të prodhuesit të çipave të memories do të ishte e lartë. Në fakt kjo nuk rezultoi në një burim të ardhurash, por thjesht në një dështim.

Micron nuk arrit që t’u bënte përshtypjen e duhur pozitive investitorëve të cilët kërkonin rezultate të mëdha të fuqizuara nga burimi i Inteligjencës Artificiale.

Kompania kishte parashikuar se përgjatë këtij tremujori të ardhurat do të rriteshin me rreth 90% për të arritur shifrën e rreth 7.6 miliardë dollarëve.

Përpara rezultateve të sotme që rezultuan me uljen e aksioneve të Micron, kompania muajin e kaluar arrit të rriste me 14% aksionet e saj, kurse vitin e kaluar ato u dyfishuan.

Megjithatë shumë analistë janë shprehur shumë pozitivë pavarësisht rënies së aksioneve, ata e shohin si një mundësi për të shtuar pozicionet. /tvklan.al