Mbyllet ministeriali dy ditor i arsimit të lartë i mbajtur për herë të parë në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp Ministrja e Arismit, Ogerta Manastirliu dha detajet që do të përmbajë marrëveshja e përbashkët e veprimit në fushën e arsimit.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit: I bashkëpunimit mes vendeve dhe ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë. Sa i përket shkencës, sa i përket inovacionit dhe kërkimit shkencor. Kontributeve që secili nga vendet duhet të japë. Partneritetit të pazëvendësueshëm që siguron pikërisht zhvillimin e kërkimit shkencor mes institucioneve të arsimit të lartë.

Ministrja Manastirliu tha se ndërkombëtarizimi është një nga fokuset kryesore të qeverisë e cila lidhet edhe rritjen e cilësisë së diplomave dhe njohjen e tyre.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit: Deri më tani kemi 40 programe. Të cilat studimi dhe diploma dyfishe dhe të përbashkëta me universitete të njohura në botë dhe kryesisht në Europë. Ku kryesisht universitetet shqiptare janë duke punuar për t’i zgjeruar këto programe të përbashkëta. Programet e përbashkëta synojnë jo vetëm që të përafrojnë kurrikulat e studimit, por gjithashtu të mundësojnë që edhe nëpërmjet lëvizshmërisë, mobilitetit të stafeve pedagogjike dhe të studentëve.

Ndër të tjera, në fjalën e saj ministrja tha se synim i qeverisë është edhe rritja e investimeve dhe financimi i kërkimit shkencor. Duke përfshirë dhe diasporën akademike, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Ajo përmendi se objektiv është që në vitin 2030, 1% e GDP së vendit ti shkojë kërkimit shkencor.

Klan News