Norvegjia konfirmon votën e saj pro nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO brenda sesionit të vjeshtës.

Deklarata është bërë nga ministri jashtëm Jonas Gahr Store, gjatë një takimi të zhvilluar me homologun shqiptar Lulzim Basha, në vizitën zyrtare të këtij të fundit në mbretërinë norvegjeze.

Jonas Gahr Store: “Ne jemi krenarë ta kemi Shqipërinë si pjesë të aleancës së NATO-s dhe jemi të befasuar nga progresi që ka bërë Shqipëria në lidhje me agjendën aktive dhe ambicioze të reformave. Vizita juaj e sotme na jep mundësi të rishikojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, të cilat janë të shkëlqyera dhe kanë një potencial shumë të madh për ngritje thelbësore. Ne patëm mundësi të dëgjojmë mendimin e ministrit Basha për situatën në Ballkanin Perëndimor, për të cilën Shqipëria dhe Norvegjia kanë shumë pikëpamje të përbashkëta. Jam i lumtur të shoh ministrin këtu, i cili është një forcë shtytëse e reformave të rëndësishme në Shqipëri dhe kjo hedh themelet për një bashkëpunim më të thellë në të ardhmen e dy vendeve.”

Të dy ministrat ndan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në dobi të paqes dhe stabilitetit si dhe perspektivës euroatlantike të gjithë Europës Juglindore. Gjatë vizitës së tij në Norvegji ministri Basha pati takime dhe me krerë të kompanisë shtetërore State Craft dhe State Oli. Nisur dhe nga rëndësia e madhe që Norvegjia i kushton investimeve në fushën e energjisë dhe gazit.

Po ashtu ministri Basha u prit në takime të veçanta në komisionin e jashtëm të parlamentit dhe në ministrinë e mbrojtjes së Norvegjisë./tvklan.al