Për të hyrë në Kosovë, Serbia nuk do të kërkojë kurrë leje nga askush, kështu ka deklaruar Oliver Ivanoviç, sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Serbi. Ivanoviç tha se në lidhje me prezencën e politikës serbe në Kosovë, Beogradi pret bashkëpunimin si të misionit të Kombeve të bashkuara, UNMIK ashtu edhe atij evropian EULEX, për të vetmin fakt, theksoi ai, se Kosova është territor i pasigurt, sidomos për serbët që jetojnë në të. 

I pyetur nëse pushteti kosovar vërtetë mund t’ia ndalojë atij dhe ministrit Bogdanoviç hyrjen në Kosovë, Ivanoviç tha se deri tani nuk ka pasur probleme. Vetëm një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci i dërgoi ftesë për takim presidentit serb Boris Tadiç, me qëllim krijimin e raporteve si dy vende fqinje./tvklan.al

Gazetare: Bora Sadriaj