Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi i bëjnë thirrje sot sekretarit të përkohshëm të OKB-së, që në raportin që do të dorëzojë të mërkurën Këshillit të Sigurimit të ketë parasysh edhe qëndrimin e Prishtinës për vendosjen e misionit të EULEX-it. Këto komente dy liderët kryesorë të vendit i bënë pas një takimi që patën me kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip.

Fatmir Sejdiu: “Unë pres që do të jetë trajtim të mirë të gjithë asaj që ne e kemi shtruar në proces të zhvilluar deri tash është koha të merret parasysh gjithë ajo që është bazë apo taban kryesor për funksionimin e tij.”

Hashim Thaçi: “Ne e çmojmë rolin e Këshillit të Sigurimit, por për ne ndërkohë Kosova është shtet i pavarur demokratik, UMNIK është në ecje e sipër në largim e sipër për ti dhënë përkrahje të plotë EULEX-it që e ka me Bashkim Evropian.”

Kryeministri i Estonisë ndërkaq ka hezituar që të japë komente rreth propozimit 6 pikësh të OKB-së, mirëpo ka mbështetur shtrirjen e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki