Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Riorganizimi i KESH, përmirësimi gradual i krizës financiare të saj dhe besueshmëria e sistemit elektrik, janë iniciativat që do të ndiqen në 36 muajt e ardhshëm. Qeveria italiane ka financuar programin, prej 42.5 milion eurosh, për sistemin e matjes dhe instalimin e 75 mijë matësave të energjisë elektrike. E gjithë kjo do të ndihmojë në plotësimin me to të gjithë konsumatorëve brenda këtij viti.

Marrëveshja e nënshkruar mes Ministrit të Energjetikës Viktor Doda dhe ambasadorit italian Bova, synon ristrukturimin teknik dhe menaxhues të korporatës dhe fuqizimin e këtij sistemi. Marrëveshja parashikon shërbim elektrik më efektiv nëpërmjet furnizimit me materiale, për mirëmbajtje të rrjetit të shpërndarjes.

Ndërtimin e një nënstacioni të ri 220-110 kilovolt, Tirana 2. Plotësimin e nënstacionit 110-20 kilovoltësh në Kashar, ndërtimin e një nënstacioni të mbyllur me po këtë fuqi në kryeqytet, furnizimin dhe zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes në nënstacionin e Pogradecit dhe Durrësit. Ky plan bashkëpunimi trevjeçar me qeverinë italiane ka nisur nga viti i shkuar dhe ka një shumë totale 140 milion euro./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti