Misioni i OSBE-së në Shqipëri dhe Këshilli i Lartë i Drejtësie, iniciojnë seminarin mbi etikën e gjyqtarit. Kreu i misionit që financon këtë trajnim Robert Bosh, përcolli mesazhin që përveç një drejtësie të pavarur një tjetër pushtet kërkon të jetë i pavarur dhe ai është media.

Robert Bosch: “Një media e pavarur është gjithashtu një pjesë integrale e një shteti demokratik. Pavarësia e gjyqësorit nga pushtetet e tjera dhe gjykimet e drejta janë të lidhura ngushtë me njeri-tjetrin”.

Zv kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha se etika është një pjesë e edukimit ligjorë dhe ne duam standarde të reja në sjelljen e tyre./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Metlin Kepi