Rekordet në futboll vendosen edhe nëse nuk zbret në fushë. Kjo ka ndodhur me Alvaro Moratën, që tashmë është sulmuesi i Milanit. Për 13 milionë Euro, kampioni i Botës bashkohet me kuqezinjtë, për tu bërë skuadra e radhës për të në karrierë.

Diçka që e vendos në histori 31-vjeçarin. Duke veshur fanellat e Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Atletico Madrid, transferimet kanë kapur shifrën totale prej 217 milionë euro që e bëjnë lojtarin më të vlefshëm në historinë e futbollit spanjoll.

Në vend të dytë është një tjetër protagonist absolut i Kampionatit Europian siç është Kukurela i Chelsea, por shumë ka ngecur për momentin në 101 milionë euro.

Në renditjen e përgjithshme të futbollistëve që kanë lëvizur më shumë para gjatë karrierës së tyre, Alvaro Morata renditet në vendin e pestë. Spanjolli është në fakt vetëm pas yjeve të merkatos si, Neymar me 400 milionë euro, Romelu Lukaku me 339 milionë, Cristiano Ronaldo 247 milionë euro dhe Dembele 220 milionë euro.

Një renditje që mund të përditësohet me transferimin e mundshëm të Lukakut te Napoli, i cili kështu do t’i afrohej edhe më shumë vendit të parë.

Klan News