Ernest Muçi do të grumbullohet në listën e kombëtares kuqezi nga trajneri Silvinjo. Lajmin për sulmuesin e kombëtares e ka dhënë klubi turk Beshiktash ku Muçi bën pjesë.

Trajneri Silvinjo do ta bëjë të ditur të hënën në orën 16:00 listën e 26 lojtarëve kuqezi për Europian 2024. Ndërsa mbetet për t’u parë në do të jetë përfundimtare ose jo.

Kjo pasi Shqipëria para Europianit do të zhvillojë 2 miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin.  

Këto ndeshje do të transmetohen nga Televizioni Kombëtare Klan.

Tv Klan