NATO ka shprehur dëshirën për të ndërtuar një aeroport tjetër ushtarak në Shqipëri krahas rikonstruksionit të një pjese të aeroportit civil të Rinasit. Lajmi është konfirmuar nga nënkoloneli i AFOR, Paulo Boneti. Për ndërtimin e aeroportit ushtarak që do shërbente si bazë e përhershme e NATO-s në Shqipëri duhet të arrihet marrëveshja me Qeverine Shqiptare, thotë Boneti, ndërkohë që për këtë shprehet Ministrja Shuli.

Ingrid Shuli: Përsa i përket aeroportit ushtarak nuk kemi patur ndonjë lloj diskutimi të tillë. Kështu që nuk mund të them paraprakisht nëse do ta lejonim apo jo. Por deri tani çfarë ka kërkuar NATO ne kemi bashkëpunuar dhe nuk kemi patur asnjëlloj problemi të tillë./tvklan.al