Euro 2024 është pranë nesh, dhe bashkë me të disa rregulla të reja ndryshojnë për të ndihmuar tifozët dhe për të përshpejtuar lojën.

Ndeshje në më pak 100 minuta

Zyrtarët në Euro 2024 nuk do të kërkojnë të zbatojnë të njëjtat rregulla të pushimeve që ishin në fuqi për Kupën e Botës 2022.

Për ato lojëra, gjyqtarët u udhëzuan të shtonin kohën e saktë që humbiste për festimet e golave të shënuar dëmtimet ​​dhe zëvendësimet, të cilat rezultuan në ndeshje që zgjasin mesatarisht më shumë se 100 minuta.

UEFA po planifikon t’i përmbahet qasjes që përdori për ndeshjet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ku fokusi i gjyqtarëve ishte të shpejtonin rifillimin e lojës në vend që të shtonin më shumë minuta.

Vetëm kapitenët mund të flasin me gjyqtarët

UEFA ka informuar lojtarët dhe trajnerët se vetëm kapiteni, ose një lojtar i caktuar jashtë fushës nëse kapiteni është portieri, do të lejohet të flasë me arbitrin në fushë. Lojtarët e tjerë duhet të mbajnë distancën e tyre dhe do të ndëshkohen nëse i rrethojnë zyrtarët kur kundërshtojnë vendimet e tyre.

Gjyqtarëve u është thënë që të kenë dialog më të hapur me kapitenët rreth arsyes se pse merren vendimet si pjesë e udhëzimit të ri, i cili është krijuar për të eliminuar vonesat dhe mospajtimet si  dhe për të përmirësuar imazhin e lojës.

 Vendimet e VAR-it do të shpjegohen në ekranet e mëdha

Tifozëve u është premtuar se do të marrin shpjegime më të detajuara të VAR-it si pjesë e ndryshimeve të gjykimit nga arbitrat. Ekranet e mëdha në terren do të përdoren për të shpjeguar vendimet dhe për të dhënë më shumë detaje se pse një gjyqtar ka marrë një vendim.

Ndryshe ndodh për shembull aktualisht në Premier League, tifozëve u thuhet vetëm se çfarë vendimi është marrë dhe marrin pak njohuri për procesin e vendimmarrjes së arbitrit.

UEFA është zotuar të japë më shumë shpjegime, të tilla si shpjegimi se si krahu i një lojtari mund të ketë qenë në një pozicion të panatyrshëm kur ka prekje te topit me dorë nga ana e një futbollisti

Sensori ‘Snicko’ në top, me transmetimin e rezultateve

Teknologjia e kriketit do të përdoret gjatë turneut. Një mikroçip me sensor lëvizjeje në top do të sigurojë të dhëna të sakta nëse një lojtar e ka prekur topin apo jo, gjë që mund të jetë jetike në përcaktimin e prekjeve me dorë ose  pozicioneve jashtë loje.

Transmetuesve televizivë do t’u dërgohet grafiku i zbulimit të prekjeve, i ngjashëm me atë që shihet kur shikojnë kriket, në mënyrë që shikuesit në shtëpi të mund të shohin se çfarë po shikojnë zyrtarët për të marrë vendimin e tyre.

Euro 2024 është pranë nesh, dhe bashkë me të disa rregulla të reja ndryshojnë për të ndihmuar tifozët dhe për të përshpejtuar lojën.

/tvklan.al