Pa pushimeve një mujore ligjvënësit do t’i rikthehen ditën e hënë punës. Konferenca e kryetarëve e mbledhur paradite ka vendosur që punime e kuvendit të nisin në datën 1 shtator, ndërsa seanca e parë do të zhvillohet vetëm një javë më pas në datën 8. Në mbledhjen e parë të këtij sesioni të ri, kryetarët e grupeve parlamentare kanë miratuar edhe kalendarin 3 javorë të punimeve të kuvendit.

Ligji më i rëndësishëm që pritet të kalojë në tre javët e para të sesionit të vjeshtës, do të jetë kodi zgjedhor, për miratimin e të cilit janë angazhuar të dyja forcat e mëdha politike.

Astrit Patozi: “Kodi zgjedhor është një punë në proces, e cila nuk ka ndalur edhe gjatë muajit gusht pasi kanë vijuar kontaktet dhe komunikimi në nivele ekspertësh, po sigurisht ajo që do ta thotë fjalën e tij do të jetë komisioni i posaçëm, i cili do të nisi menjëherë agjendën e tij me miratimin e kodit elektoral, unë shpresoj që ekspertët të kenë bërë punën e duhur në mënyrë që t’ja lehtësojnë misioni komisonit ad-hoc.”

Kryetari i ligjvënësve demokrat, deklaron se brenda shtatorit do të miratohet dhe ligji i dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

Astrit Patozi: “Unë shpresoj që të paktën në dy javët e para të muajit shtator ne të kalojmë bashkarish ligjin e të ashtuquajturave të dosje.”

Ndërkohë relatori demokrat në komisionin e ligjeve Ado Bumçi, thotë se mazhoranca është e vendosur që ky ligj të kalojë me apo mbështetjen e opozitës.

Ado Bumçi: “Shpresoj që Partia Socialiste t’i qëndrojë fjalës që ka thënë, që kërkon që ligjin ta bëjnë bashkërisht, projektligji do të kalojë në Komisionin e Ligjeve, por unë mendoj se ligji nuk ka arsye të vonohet, nëse jo ligji nuk do të arkivohet.”

Një ligj tjetër i rëndësishëm që pritet të miratohet në javët e para të sesionit të ri është edhe ligji për prokurorinë, pjesë ky integrale e reformës në drejtësi, por për miratimin e këtij ligji nuk mjafton vetëm vullneti i mazhorancës sepse janë të nevojshme 84 vota që ai të kalojë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Isdor Rudho