Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë qëndrimit në Parma të Italisë ka zhvilluar një takim pa praninë e medias, me presidentin italian Gerogo Napolitano.

Mësohet se gjatë këtij takimi biseda është fokusuar tek zhvillimet ekonomike të Shqipërisë në klimën entuziaste të biznesit. Ndërsa u ndalën në interesin që ka ngjallur vendi ynë në vendet europiane për dinamizmin e ekonomisë së saj.

Ndërkaq Topalli ka shprehur mirënjohje presidentit Napoletano për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë dhe e ka ftuar për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas takimit me presidentin italian, Topalli zhvilloi një bisedë miqësore me Jacques Delors, një ndër presidentët më të suksesshëm të KE. Ku diskutuan mbi procesin e zgjerimit të Europës, i cili sipas Delors në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende nga 27 që ka sot.

Gjatë këtij takimin Delors foli në një mënyrë të veçantë për kryeministrin shqiptar Sali Berisha, të cilin e cilësoi si mikun e tij dhe lider në transformimet e mëdha. Lidhur në zgjerimin në vendet e Ballkanit, ai u shpreh se Europa i dyert e hapura./tvklan.al