Një nga boksierët shqiptarë që ka thyer shumë rekorde, Nelson Hysa, zbuloi detaje nga karriera e tij në emisionin “Kampionët” në Tv Klan.

Hysa zbuloi se ka fituar 23 tituj kampionë, ndërsa theksoi se po krijohet një atmosferë e mirë për boksin në Shqipëri.

Ai zbuloi gjithashtu, se më 11 korrik do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme, ku për herë të parë, në Shqipëri do të vijë një titull europian.

“Janë shumë tituj. Në Shqipëri është atmosferë shumë e mirë për boksin. Unë kam 23 tituj kampionë për Shqipërinë. Më 11 korrik, për herë të parë vjen një titull europian në Shqipëri. Përballem me një boksier gjerman, për titullin e parë europian që vjen në Shqipëri.

Pas Shqipërisë, jam tifoz me Spanjën dhe e gjej shumë veten aty. Janë të etur për fitore dhe i kanë marrë të gjitha fitoret si unë.”, deklaroi Hysa. /tvklan.al