Pas fitimit të Europianit me Spanjën, Alvaro Morata, po bëhet gati për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sulmuesi është pranë firmës me Milanin. Në Itali e bëjnë të kryer dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.

Klubi kuqezi do të paguajë klauzolën e 13 milionë eurove tek Atletico Madrid, ndërsa vetë lojtari ka dhënë miratimin për tu transferuar në “San Siro”.

Në fakt, në lidhje me këtë, Morata u pyet edhe në fund të finales, ku për Tv Klan, deklaroi se do të shijojë fillimisht pushimet dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.

31-vjeçari nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë, aty ku ka marrë kritika të shumta dhe për këtë arsye dëshiron të largohet.

Milani ka gati kontratën 4-vjeçare për Moratën, nga e cila do të përfitojë 5.5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi spanjoll e njeh mirë Serinë A, pasi në të kaluarën ka shkëlqyer aty me fanellën e Juventusit. /tvklan.al