Rekordmeni shqiptar i notit Sadik Mema ka prezantuar librin e tij “Të përgatisim notarë”.

Me këtë punim ai synon që të udhëzojë talentet e reja në këtë sport, si edhe specialistët për t’u formësuar edhe rritur edhe më shumë, e për të arritur rezultate të larta.

Të pranishëm gjatë ceremonisë së prezantimit të librit ishin notarë, ish-notarë, Presidenti i Federatës së Notit, mjekë dhe personalitete të sportit. Në fjalën e tij, Mema ndërsa falënderoi të pranishmit, tha se shpresonte që me këtë libër t’u vinte në ndihmë notarëve të rinj.

Mema, i cili ka të akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”, ka qenë rekordmen në stilin “Delfin”, 100 e 200 metra.

Prej vitesh ai merret me përgatitjen e brezave të rinj dhe eksperienca e tij shumëvjeçare i ka dhënë një ndihmë të madhe në përgatitjen e këtij libri-metodikë.

Klan News