Panathinaikosi është kampion i Europës në basketboll për meshkuj për sezonin 2023/2024. Skuadra nga Athina mundi Real Madridin në “Uber Arena” të Berlinit me rezultatin 95-80, në një finale plot emocione.

 “Të gjelbrit” e nisën keq ndeshjen, ndërsa në periodën e parë e panë veten në disavantazh me 11 pikë.

 Në periodën e dytë grekët e shtuan ritmin, ndërsa pjesa e parë e takimit u mbyll 54-49 për madrilenët.

Në vazhdim, Panathinaikosi u tregua mjaft i saktë në mbrojtje, e më agresiv në ofensivë. Ky është titulli i shtatë europian për Panathinaikosin në histori.

Në finalen e vogël, Olimpiakosi mundi Fenerbahçen 87-84 dhe doli në vend të tretë në këtë edicion.

Pas suksesit të arritur, me mijëra tifozë mbushën rrugët e Athiëns për të festuar.

Klan News