Komentatori Alban Xhihani, zbuloi detajet para finales së madhe të Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë.

Xhihani deklaroi se në stadium 90% do të jenë tifozë të Anglisë, ndërsa theksoi se vetëm 3-4 mijë spanjollë do të jenë të pranishëm.

Sipas tij, anglezët janë futur me vonesë në stadium, për shkak se qëndrojnë jashtë duke pirë birra.

“Tik Tak-u ka filluar. Lojtarët e kanë bërë një xhiro në fushë. Kishim një takim të Bellingahm me Joselu, mikun e tij te Real Madrid. Është një ambient perfekt, për të shijuar finalen e shumë pritur.

Po bëj edhe unë nxehjen, sepse më pret një 90 minutësh i zjarrtë. Stadiumi është mbushur në 20%, shoh vetëm fanella të anglezëve, shumë pak spanjollë. 10% janë spanjollë, 90% anglezë. Do ketë dominim anglezësh në stadium. Mund të jenë 3-4 mijë spanjollë, jo më shumë, ndërsa pjesa tjetër janë anglezë.

Jashtë vazhdojë të pinë birra dhe prandaj tifozët anglezë nuk janë futur akoma. Të dyja kombëtaret u pritën me brohorima.”, deklaroi Xhihani.

Ndeshja Spanjë-Angli, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al