Kryeministri Majko ka shfrytëzuar takimin me pushtetarët lokalë për të rikujtuar muajin Tetor ku si papritur u bë Kryeministër.

“Kujtoj që në ditët e para të punës sime si kryeministër vura re se në pozicion të vendit tonë kishte të shkruar në letër një numër të konsiderueshëm parash dhe projektesh të premtuara për t’u investuar. Ndërsa në të vërtetë ato vazhdonin të mbeteshin në letër dhe të pa shfrytëzuara.”

Pasi bëri historikun e marrëdhënieve me pushtetarët lokalë gjatë krizës kosovare Majko paralajmëroi dërgimin në Parlament të disa projektligjeve në funksion të strategjisë të decentralizimit të Pushtetit Lokal ku veçohet ndarja administrativo territoriale e Shqipërisë. Kryeministri kritikoi Bashkitë e Tiranë, Pogradecit dhe Elbasanit, por dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për mosrealizimet e investimeve.

Me pozicionin e kryeministrit duhet të shënoj, së pari niveli i plotësimit të investimeve për financim në shkallë vendi është ende i ulët dhe arrin në masën 69 %. Ky është treguesi i nxjerrë në 4 ministritë kryesore që thithin 80 % të gjithë buxhetit. Së dyti qeveria shqiptare dhe Parlamenti kanë vendosur një shtesë buxheti për 6 mujorin e dytë që arrin në një shtesë që është e barabartë me rreth 65% të buxhetit vjetor. Përfituesit kryesore janë Ministria e Pushtetit Lokal , Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës. Më fushën e punëve publike dhe transporteve ivestimet janë realizuar në kuotën e 79.9 % në shifër absolute 138 milion lekë. duke zënë pikën më të ulët në sistemin dhe asfaltime. Në fushën e punëve publike fondet që administrohen nga Ministria e Punëve dhe Çeshtjeve Sociale në këtë fushë ku investimet realizohen nëpërmjet projekteve, që aktivizojnë shtetas, investimet kapin kuotën e realizimit deri në 65% duke lënë pa përdorur 161.6 milionë lekë. Dobët dhe madje shumë dobët prezantohen në këtë drejtim Tirana, Pogradeci, Elbasani e të tjerë.”

Për kontrollin e administrimit të fondeve do të ngrihet një strukturë e veçantë që do të ndëshkojë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit, deklaroi Majko. Kritikave të Majkos iu përgjigj më pas Kryebashkiaku i Tiranës Albert Brojka, i cili solli si argument kryesor vonesën në çeljen e fondeve.

Është bërë pothuajse e modës që firmat të meren vesh me njëra tjetrën dhe të paraqiten me shuma astronomike të cilët ne të zgjedhurit lokalë nuk do ti lejojmë. Gjej rastin për pastrimin e Lanës tju them që fondi limit prej 7 milion lekësh është prokuroruar dhe është anuluar tenderi sepse firma kërkon 17 milion lekë të reja dhe ne nuk mund të pajtohemi me kauzimet për fondet. Kjo është një nga arsyet që ka një vonesë në procedurë. E dyta siç thashë është çelja me vonesë që në muajin Prill megjithatë flas për Bashkinë e Tiranës dhe asnjë qindarkë e dhënë nga fondet e vëna nuk do të shkojë kot. Të gjitha investimet do të realizohen brenda muajit Tetor për sistemim asfaltime e përjashtim të rrugës “Ali Demi” pasi është një rugë që duhet të mbarohet plotësisht. “

Brenda afateve do të riparohet diga e Liqenit dhe kanalizimet në të gjithë Tiranën, theksoi Brojka. Qeveria i ka dhënë fonde suplementare Pushtetit Lokal dhe si mirënjohje pushtetarët lokale i kërkuan Kryeministrit Majko të qëndronte më gjatë në këtë takim për të qarë hallet. Këtë kërkesë ai jua plotësoi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame